Këngëtarja e shumënjohur britanike Adele nuk ka shprehur kurfarë interesi për ndarjen e çiftit Holliwoodian Angelina Jolie dhe Brad Pitt.
Këngëtarja është shprehur se çiftit nuk i intereson aspak çfarë thuhet për to dhe se janë qesharake faqet e para të lajmeve me në krye ndarjen e tyre.
“Nuk më intereson nëse ata janë ndarë. Unë ju dëshiroj më të mirat, por nuk më intereson. Dhe të jem e sinqertë, nuk mendoj se atyre ju intereson se çfarë në të vërtetë mendojmë ne. Është qesharake se çfarë po ndodh në botë dhe faqet e para të lajmeve”, tha Adele.