Policia njofton se një 47-vjeçar nga Pogradeci është gjetur i vdekur në hyrje të qytetit, (tek ish-Ferma). Viktima është shtetasi A.H, rreth 47 vjeç, banues në Pogradec.
Sipas policisë nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas gjatë punës, duke kryer hidroizolimet e një banese, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes