Irina Shayk e ka pushtuar pistën e modës me disa paraqitje mbresëlënëse. Bukuroshja ruse tërhoqi gjithë vëmendjen në spektaklin e Moschinos në Javën e modës në Milano. Ajo ishte pa konkurrencë! Duke treguar figurën e përsosur, modelja 30 vjeçare i la nën hije koleget e saj. Me rroba të ngushta dhe me fustane, Irina ishte e mahnitshme.