Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, të enjten i bëri thirrje Kinës që të mos i japë Rusisë armë për ta ndihmuar luftën e saj në Ukrainë, por, në vend të kësaj, kërkoi nga Pekini që ta përdorë ndikimin ndaj Moskës që ajo t’i tërheqë trupat nga Ukraina.
Në një fjalim të mbajtur në kuvendin gjerman, kancelari Scholz tha se është zhgënjyese që Pekini është përmbajtur nga dënimi i pushtimit rus, edhe pse tha se i mirëpret përpjekjet e Kinës për de-eskalim bërthamor, raporton agjencia “Reuters”.
“Porosia ime për Pekinin është e qartë: përdoreni ndikimin tuaj në Moskë për ta nxitur tërheqjen e trupave ruse dhe mos i jepni asnjë armë Rusisë agresore”- tha ai.
Deklarata e Scholz-it vuri në pah se si kundërpërgjigjja ndërkombëtare ndaj luftës në Ukrainë i nxjerr në shesh përçarjet globale, kur Kina dhe India janë përmbajtur nga dënimi i pushtimit rus.
Kina ka paraqitur një propozim me 12 pika për përfundimin e luftës në Ukrainë. Në propozim bëhet thirrje për armëpushim, por plani është pritur me skepticizëm nga Perëndimi.
Edhe pse e mirëpriti qëndrimin e Pekinit për shtensionim bërthamor, kancelari gjerman tha: “Dikush mund të presë me të drejtë që Kina t’i diskutojë idetë e veta me palët kryesore – me ukrainasit dhe me presidentin Zelensky.”
Ndërkohë raportohet se Shtetet e Bashkuara janë duke u konsultuar me disa vende aleate për mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja ndaj Kinës, nëse Pekini i ofron përkrahje ushtarake Moskës në luftën e saj në Ukrainë.