Deputeti Vetëvendosjes, Haki Abazi ka thënë se do të ishte vetëvrasje politike e menjëhershme nëse kryeministri, Albin Kurti pranon marrëveshje për Asociacioni, cilado qoftë ajo. Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Abazi shkruan se e kundërta, mospranimi i planik franko-gjerman do të ishte vetëvrasje politike e ngadaltë.
“Çfarë në fakt ka ndodhur për dy vite dialog për të arritur këtu ku vendi është sot. Rikonfirmim i 2013 apo izolim e ndëshkim…shumëçka por mbi të gjitha sot AUK duhet të shtrojë shumë pyetje sidomos nëse fati i procesit mund të udhëhiqet bazuar në preferenca personale!”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Shkrimi i plotë i Abazit:
Në ankthin e paguxueshmërisë dhe finales pa epilog. Pranimi i çfarëdo marrëveshje me asociacionin e cfarëdo emërtimi, do të ishte vetëvrasjee menjëhershme politike. Mos pranimi i planit Franko-Gjerman është vetvrasje politike e ngadaltë politike. Çfarë në fakt ka ndodhur për dy vite dialog për të arritur këtu ku vendi është sot. Rikonfirmim i 2013 apo izolim e ndëshkim…shumëçka por mbi të gjitha sot AUK duhet të shtrojë shumë pyetje sidomos nëse fati i procesit mund të udhëhiqet bazuar në preferenca personale!
Sot (e hënë 27 shkurt), kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç, pritet të takohen në Bruksel. Temë kryesore e këtij takimi pritet të jetë propozimi i BE-së për normalizimin e marrdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Në parim, pala serbe dhe pala kosovare kanë pranuar plani e BE-së. Ndërkaq, ndërkombëtarë kanë bërë thirrje ndaj Kurti dhe Vuçiçit që të tregohen konstruktivë gjatë këtij takimi. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011.