Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar kopshtin “Pinoku” në zonën e Bregut të Lumit.Ky kopsht frekuentohet nga rreth 180 fëmijë, 33 prej të cilëve vijnë nga komuniteti rom dhe egjiptian.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe deputeti i PS, Rakip Suli, vizituan ambientet e rikonstruktuara të kopshtit dhe u shprehën të kënaqur për premtimin e mbajtur.
” Kemi arritur në një ditë të mirë për Tiranën, ku po punojmë me të njejtin standard e cilësi si në infrastrukturë, ashtu edhe në mësimdhënie”, tha Veliaj.