22 shtetas afganë u kapën nga policia pasi ata me një automjet furgon ishin nisur në mënyrë ilegale në drejtim të Kosovës.
Policia vuri në pranga shtetasin Flamur Hajdaraj, 35 vjeç, banues në Tiranë, drejtues i frugonit me të cilën po transportoheshin shtetasit afganë.
Policia bën me dije se arrestimi i shtetasit u bë pasi nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në D.V.P. Kukës, në rrugën e Kombit, në Fushë-Dukagjin, me drejtim lëvizje Tiranë-Kukës, u kap në flagrancë, duke transportuar 22 shtetas Afganë, me automjetin tip “Fugon”, me targa AA060GT, i cili nëpërmjet kufirit të gjelbër do t’i kalonte për në Kosovë, kundrejt fitimit.