Fëmijët në Kallm të Vogël kanë dy javë që nuk shkojnë në shkollë. Banorët kanë dalë sërish sot në protesta, pasi problemi i tyre për rikonstruksionin e rrugës nuk ka gjetur zgjidhje.
Ata mbeten të vendosur për të mos ndaluar protestat. Banorët thonë se nëse nuk ndërhyhet në rrugë e kanë të pamundur t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, aq më tepër që dimri është afër.
Gjatë javës ata protestuan edhe para njësisë administrative të Mbrostarit.