Në prag të shënimit të 15-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Kosova ka ngecur në sigurimin e njohjeve të reja ndërkombëtare.
Më 15 shkurt 2023 bëhen pesë vite që kur Barbadosi kishte njohur Kosovën si shtet. Rreth dy vite më vonë, Kosova është njohur edhe nga shteti i Izraelit. Kjo ishte edhe njohja e fundit për Kosovën.
Që nga ajo kohë, kur kanë kaluar më shumë se dy vite Kosova nuk ka marrë asnjë njohje.
Numri i njohjeve ndërkombëtare të Kosovës sipas Ministrisë së Jashtme është 117, ndërkaq Serbia pretendon se një numër i konsiderueshëm i këtyre shteteve kanë tërhequr njohjen e Kosovës.
Pjesë e Marrëveshjes së Uashingtonit sa ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump ka qenë edhe një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e Serbisë për çnjohjen e Kosovës, ashtu si edhe një moratorium njëvjeçar mbi përpjekjet e Kosovës për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare.
Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se ndër problemet kryesore në ngecjen e procesit të njohjeve është procesi i dialogut Kosovë-Serbi.
Nga vendet e Bashkimit Evropian, Kosova ende nuk e ka njohjen e Greqisë, Rumanisë, Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros.
Kosova nuk është as anëtare e Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, Organizatës Botërore të Tregtisë, Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL) e të tjera.
Por, gjatë 14 vjetëve të pavarësisë, ajo ka arritur të anëtarësohet në disa organizata ndërkombëtare – në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit.