Presidenti Bujar Nishani dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani morën pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti Barack Obama dhe Zonja e Parë e SHBA-ve, Michele Obama.
Presidenti Nishani, në kuadrin e pjesëmarrjes në punimet e Sesionit të 71-të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dhe ka zhvilluar takime dypalëshe me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, me Presidentin e Republikës së Polonisë, Andrzej Duda si dhe me Presidenten e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç.