Ndeshja e fundit e përfaqësueseve femra U-19, Skoci – Serbi, që duhet të luhej në Durrës nuk u zhvillua, pasi ishullorët pretenduan se skuadra ishte prekur nga një virozë. Serbët: Ishin thjeshtë të dehura
Ndeshja e fundit eleminatore e grupit tonë, në kuadër të “Euro 2017” të futbollit të femrave nën moshën 19-vjeçare, nuk u zhvillua. Skuadrat që duhet të zbrisnin në fushë për të diskutuar vendin e parë në “Niko Dovana” të Durrësit ishin Skocia dhe Serbia, por ishullorët nuk u paraqitën, pasi kanë pretenduar se 9 prej futbolliteve janë prekur nga një virozë, gjë që është konfirmuar edhe nga mjek shqiptar dhe përfundimet janë përfshirë edhe në raportin që i është dërguar UEFA-s.
Përfaqësuesja e femrave të Skocisë U-19
Ndërsa serbet që me tri pikët në tavolinë marrin vendin e parë në grup dhe kualifikimin për më tej kanë një tjetër version, duke e hedhur poshtë virozën kolektive të skocezëve. Sipas portalit “B92”, që i referohet drejtuesve të skuadrës së tyre, futbollistet e Skocicë kanë konsumuar shumë alkool një ditë përpara ndeshjes dhe kjo ishte arsyeja pse ishin të pamundura për të luajtur normalisht. Duke ditur se për cilët bëhet fjalë dhe sa të besueshëm janë mjekët tanë ka shumë mundësi që varianti serb të jetë më i vërtetë, ndërkohë që pas ndeshjes ndaj Kombëtares tonë, trajneri Nevil Dede deklaoi në shtyp, se futbollistet skoceze ishin si burra.