Bashkia e Durrësit ka bërë kërdinë me lejet e ndërtimit nga vitit 2018 deri në fund të vitit 2021. Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, Emiriana Sako nuk ka kursyer lejet e ndërtimit as gjatë vitit 2019 kur vendi u godit nga tërmeti shkatërrues, dhe as në vitin 2020 kur pandemia rrënoi ekonominë.
Në këto katër vite, Sako ka dhënë 637 leje për ndërtime të reja. Nga këto, 281 prej tyre i përkasin kategorisë “Leje për ndërtim të ri, me sipërfaqe më të madhe se 250 m2”. Ky proces është shoqëruar me abuzime. Zyrtarët e Bashkisë kanë vjedhur mbi 90 milionë lekë përmes skemës së taksës së infrastrukturës. Këto para janë futur në xhepin e Sakos duke përllogaritur gabim vlerën për taksën e infrastrukturës për 7 godina të reja. Kryesisht pallate banimi, objekte për zyra dhe hotele.
Audituesi shprehet se “Nga auditimi i lejeve të ndërtimit u konstatua se metodologjia e llogaritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë nuk është e saktë. Kjo ka bërë që vlera e kësaj take të llogaritet më pak nga vlera e duhur. Dhe nuk është bërë verifikimi me të dy metodat e llogaritjes, që të përcaktohet vlera më e lartë”. Grupi i auditimit i kërkon Bashkisë të rishikojë vendimet e dhëna nga këshilli bashkiak dhe të korrigjohen menjëherë gabimet e bëra.
Ndërtime pa leje
Në raportin e tij, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar edhe shkelje të tjera që janë bërë gjatë dhënies së lejeve yë ndërtimit. Sipas KLSH, lejet janë dhënë për një numër më të vogël katesh, nga sa kanë ndërtuar në të vërtetë pronarët. Pra, ka mospërputhje të procesverbalit të dorëzimit dhe lejes së dhënë nga Këshilli Bashkiak, në raport me ndërtimin real të bërë. Abuzimi bëhet duke regjistruar si kate nën tokë, ato kate që janë deri në 1 metër mbi nivelin e sistemimit.
“Nga auditimi i lejeve të ndërtimit u konstatua se në planvendosje dhe në të dhënat e treguesve të parametrave të zhvillimit, nuk pasqyrohej saktë numri i kateve dhe lartësia e objektit sipas projektit të ndërtimit. Në prerjet teknike të objektit, evidentohet që numri i kateve dhe lartësia e përgjithshme e strukturës 259 është më e madhe se ajo e pasqyruar në planvendosje dhe tek të dhënat. Katet të cilat janë në nivelin mbi tokë dhe tejkalojnë lartësinë 1 metër mbi nivelin e sitemimit pasqyrohen si kate nëntokë, duke ulur numrin e kateve”, konstaton KLSH.
Në raport thuhet se me ndryshimin e numrit të kateve dhe të lartësisë së përgjithshme të strukturës, leja e ndërtimit e miratuar nuk përputhet plotësisht me kondicionet urbane të lejuara në njësinë përkatëse sipas rregullores.
Ndërkohë bëhet me dije se shkelje të tilla i konstatuan në
- Lejen e ndërtimit me “Objekt 1 – 6 kate plus 1 kat nëntokë “, me zhvillues “V. H.” ShPK, e cila është miratuar në datë 01/08/2018. Konkretisht, në këtë rast në katin e fundit përveç nuklit të shkallës dhe ashensorit, ka edhe sipërfaqe të tjera të shtuara, rreth 40 m2 ambient i mbyllur dhe një konstruksion me mbulesë rreth 200 m2 .
2. Në lejen e ndërtimit me objekt “Godinë banimi 4-5-6 kate mbi tokë dhe 1 nën tokë”, me zhvillues “D.” ShPK. E cila është miratuar në datë 26.08.2021 u konstatua se në projektin e ndërtimit, në katin e fundit të objektit ka një sipërfaqe të shtuar rreth 30 m2. Pa përfshirë nuklin e shkallëve dhe ashensorit, duke shtuar një kat ndërtimi. Nga 6 kate të miratuar, në 7 kate,
3. Në lejen e ndërtimit me objekt “Hotel 6-7 kate mbi tokë dhe 1 kat nën tokë“, me zhvillues “D.” ShPK, e cila është miratuar në datë 20/02/2019, objekti është 8-9 kate dhe jo 7 kate, pasi kati i parë është i ndarë dhe i shfrytëzueshëm në dy ambiente dhe kati i fundit përfshin edhe dy ambiente të tjera përveç nuklit të shkallës dhe ashensorit
4. Në lejen e ndërtimit me objekt “4 Godina banimi 5 kate mbi tokë, 1 kat nëntokë parkim.”
ShPK, e cila është miratuar në datë 03.08.2018, në prerjen e paraqitur në projektin e ndërtimit nuk figuron të ketë kat nëntokë, pasi e gjithë faqja është e hapur dhe mbi nivelin e kuotës së sheshit rrethues të jashtëm të strukturës, duke përbërë numër kati mbi tokë. duke rritur lartësinë e katit nga 5 kate banimi, në 7 kate.
5. Në lejen e ndërtimit me objekt “Hotel 7 kate me 3 kate nëntokë + pishinë dhe 3 godina turistike 1 – 6 dhe 7 kate (4 kate apartamente turistike + 3 kate aparthotel) dhe 2 kate parkim nëntokë”, me zhvillues “D. C.” ShPK. e cila është miratuar në datë 18.06.2020, u konstatua që godina e hotelit është një godinë me lartësinë e 9 kateve dhe me lartësi të përgjithshme të objektit mbi tokë 31.9 metra. Duke tejkaluar lartësinë e 23 metrave të lejuar në zonën S.9 dhe duke rritur numrin e kateve të caktuara.
Janë konkretisht 5 raste ku KLSH ka evidentuar se Bashkia iu ka firmosur lejen e ndërtimit për një numër katesh të caktuara. Por, më pas ka bërë një sy qorr e një vesh shurdh, kur ndërtuesit kanë shtuar nga 2 apo 3 kate pa leje. Për katër vite Bashkia nuk i ka vënë re këto ndërtime la leje që bëhen në zonat më të banuara të qytetit.
Miratim lejesh me mungesë dokumentesh
Bashkia Durrës është bërë njësh me ndërtuesit që duan të abuzojnë, pasi si institucion përgjegjës iu ka miratuar lejet e ndërtimit edhe në raste kur ata kanë pasur mungesë dokumentacionesh të nevojshme për aplikim apo kanë qenë në shkelje.
“Nga auditimi i lejes së ndërtimit u konstatua se një nga lejet e ndërtimit të miratuar në sistemin e-Leje, nuk paraqet dokumentacionin e nevojshëm, përfshirë projektin e plotë të ndërtimit dhe oponencën teknike. Gjetja e konstatuar u evidentua në rastin e mëposhtme të miratura për leje ndërtimi, me objekt: “Rikonstruksioni i hapësirave të përbashkëta në objektet e ndërtuara nga tërmeti i datës 26.11.2019”, me zhvillues Bashkinë Durrës, e cila është miratuar në datë 06/10/2020”, thekson KLSH.
Nuk respektohet distanca nga objektet dhe rruga
Skandali me këto leje ndërtimi shkon edhe më thellë. Konkretisht, KLSH ka evidentuar se Emiriana Sako ka dhënë leje disa objekte të reja të ndërtohen dhe pse nuk respektonin distancën nga objektet e tjera dhe rruga kryesore. Edhe pas njoftimit të KLSH shumë subjekte kanë vazhduar të justifikojnë faktin që nuk kanë respektuar distancën e ndërtimeve.
Por, shqyrtimet kanë vazhduar dhe KLSH ka dalë në perëndimin se “Duke mos pasqyruar konfigurimin e plotë të gjurmës së objektit, nuk respektohen edhe distancat e nevojshme. Në bazë të VKM-së 502, përcaktohet se në rastet kur objektet kanë numër të ndryshëm katesh, secili objekt mbart detyrimin e respektimit të distancës nga kufiri respektiv i 275 pronës, në përputhje me numrin e kateve që projektohet. Distanca ndërmjet objektit dhe kufirit të pronës respektohet duke respektuar gjithë pikat e konturit të gjurmës së objektit. Pasi çdo dalje në volum ose në plan, ndikon në mosrespektimin e distancave nga kufiri i pronës, distanca nga objekti në objekt dhe nga trupi i rrugës”, thekson KLSH.
Një rast i tillë është ai që përmendëm edhe më lartë për një Hotel 6-7 kate mbi tokë dhe 1 kat nën tokë“.
KLSH konstaton se, “sipas projektit të ndërtimit është 9 kate, pasi kati i përdhe është pjesërisht i ndarë e i shfrytëzueshëm në dy kate dhe kati i fundit ka një sipërfaqe rreth 50 m2 . Ndonëse lartësi e katit përdhe prej 5.48 metra është në përputhje me VKM-në 408, ndarja me soletë në mes të lartësisë të këtij ambienti përbën kat. Duke ndikuar në numrin total të kateve të objektit. E cila ndikon në mosrespektimin e distancave nga kufiri i pronës dhe ndërmjet objekteve”.
Nga ky raport duket qartë që Bashkia Durrës ka dhënë leje ndërtimi duke qenë edhe vetë e qartë që ka të bëjë me shkelje ligjore. Këto shkelje kanë sjellë dëme financiare, por edhe rrezik për objektet që ndodhen afër ndërtesave të reja. Këto nuk janë pak fakte që SPAK të hetojë dhe të vërë para përgjegjësisë personat e përfshirë.
Lexo edhe: Dokument/ Si vodhi Sako 20 miliardë lekë nga rindërtimi në Durrës
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.