Pierogi polake ose ruse, pasi njihen si ushqim tradicional i këtyre popujve. Ngjajnë paksa me Njokit ose makaronat Tortelini, por në fakt janë pak më te koplikuara, por per nje amvise shqiptare qe ka mesuar te beje peta qe e vogel realizohen kollaj dhe janë shumë të shijshme.
Përbërësit:
Për brumin
1 vezë
Miell
Pak kripe dhe ujë
Për mbushjen
500 gr patate
Ricota ose gjizë e ëmbël, jo e ujshme
Përgatitja:
Zëmë brumin njësoj me përbërësit më lart e mbulojmë dhe e lëmë në pushojë 30 minuta ose më shumë sa të kemi mundësi.
Ndërkohë ziejmë patatet me gjithë lëkurë, u heqim lëvoren ngadalë dhe i vendosim në një vend enë që kullon. Duhet që patatet të jenë sa më të thata. I shtypim mirë e mirë si për pure, mos lini kokrriza, dhe përziejmë gjizën ose Ricota-n (gjizë djathi) masës i hedhim dhe pak kripë.
Hapim brumin në peta të holla gjysëm centimetri dhe e presim në forma të rrumbullakta. I mbushim me masën e përgatitur dhe i palosim si në foto poshte, duke lyer gishtin me ujë për të ngjitur mirë anët. I ziejmë në ujë të valuar me kripë dhe në momentin që dalin në sipërfaqe të ujit i marrim i kullojmë dhe i hedhim direkt në gjalp të nxehtë për tu skuqur. Ndryshe nga receta në internet, bebja.com vendosi ti shtroje në një tavë, u hodhem djathtë guda të copëtuar lart dhe i poqem deri sa morën një ngjyrë të artë. Fantastike, të shijme dhe të shëndetshme edhe për fëmijët tuaj. Provijini dhe na thoni.