Dhjetë ditë pas dhunimit të biznesmenit libanez Faad Mitri, kompania e tij tërhiqet nga investimi gjigand prej 450 milionë dollarësh në Gjirin e Lalzit.
Kompania Omnix Albania deklaron se tërhiqet nga ndërtimi i kompleksit turistik në gjirin e Lalzit dhe nga çdo investim tjetër në Shqipëri. Ajo shprehet se akti i rëndë kriminal, ku u dhunua pronari i firmës, ja ka dalë që të rrënojë përpjekjet e Omnix Albania përgjatë këtyre viteve. Sipas kompanisë, ky projekt gjigand synonte të hapte rreth 1200 vende pune deri në vitin 2018.
Biznesmeni libanez 55-vjeçar, u përplas fillimisht me makinë, ndërsa udhëtonte me familjen dhe më pas u dhunua barbarisht nga 3 persona. Një prej autorëve të dyshuar është vënë në pranga. Sipas policisë, krimi pati si motiv konfliktin e pronësisë pikërisht për tokën tek Gjiri i Lalëzit.