Vjedhje me pastrimin/ Humbi, Kapri denoncon tenderin 1 mln euro – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vjedhje me pastrimin/ Humbi, Kapri denoncon tenderin 1 mln euro –

14:52 | 24/01/2023
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Denoncohet një tjetër tender për pastrimin. Tenderët për menaxhimin e mbetjeve dhe pastrimet thithin më shumë para nga buxheti  i shtetit. Dhe kjo sjellë më shumë përplasje mes ujqërve të tenderëve, kush e kush të nënshkruajë më shumë kontrata. I tillë është dhe prokurimi i fundit. Bëhet fjalë për projektin me objekt  “Pastrimi, grumbullimi dhe largimi i mbeturinave të qytetit Cërrik”.

Për këtë tender Bashkia Cërrik Planifikon të shpenzojë 116.666.667 lekë (të reja) ose 996.810.21 euro. Këto para do të shkojnë për të fshirë 110 mijë metra katrorë rrugë dhe për të zbrazur  296 kontejnerë në qytezën e vogël dhe të varfër të Cerrikut. Në fakt, në kontratë thuhet që duhet bërë çdo ditë dezinfektimi i koshave. Por, në të vërtet në qytetet e vogla as pastrimi i tyre nuk bëhet çdo ditë. Pavarësisht se projektet për pastrim ngrihen në piedestal nga kryebashkiakët.

 

Përveç kësaj, tenderët për pastrimin janë kthyer në mega aferë ku përfshihet çdo bashki. Edhe tenderi për të ciklin flasim është nënshkruar në shkelje të ligjit. Ankimuesi, firma “Rej shpk”, evidenton se tenderi është hartuar në atë formë, ku në bashkia kërkon të kalojë të gjitha proceset për mbetjet në 1 kontratë dhe kështu kërkon staf shtesë nga kompanitë.

Ankesa

Ankimuesi sqaron se tenderi parashikon vetëm grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve, çka nuk ka nevojë për një specialist që të bëj klasifikimin e tyre, sikur kërkon Bashkia Cërrik. “Për sa më sipër, në legjislacionin në fuqi është parashikuar qartë, se kriteret duhet të jenë të lidhura ngushtë me objektin e kontratës, zërave të punimeve dhe në raport të drejtë me ligjet specifike përkatëse. Kriteri i vendosur nga ana e autoritetit kontraktor për disponimin e një specialist për klasifikimin e mbetjeve dhe menaxhimin e tyre është abuziv pasi së pari nuk tregohet se çfarë kualifikimi duhet të ketë ky specialist dhe së dyti në asnjë rast nga ana e OE I cili do të shpallet fitues nuk kërkohet menaxhimi i mbetjeve ku të lindë nevoja e klasifikimeve të tyre por vetëm grumbullimi dhe transportimi i tyre”, sqarohet në ankesë.

Pra, duket qartë që procesi i pastrimit dhe menaxhimit të mbetjeve urbane nga kjo bashki do të bëhet shkel e shko. “Një rrugë e dy punë” kërkon të bëjë Bashkia Cërrik me këtë tender, por ligji për menaxhimin e mbetjeve urbane nuk e lejon këtë gjë. Pasi menaxhimi i mbetjeve është një proces i gjatë dhe i rëndësishëm, ku bëhet klasifikimi (ndarja) dhe kërkohen persona të specializuar. Në përfundim KPP i dha të drejtë ankimuesit dhe i anuloi tenderin Bashkisë Cërrik. Duke rritur listën e tenderëve të pastrimit që kapen në shkelje dhe anulohen.

Si bëhen pis tenderët e pastrimit

Shtojmë këtu faktin se janë 1 milionë euro vetëm për fshirë rrugët. Por, gjatë gjithë vitit hapen të tjera tenderë. Ndërkohë afrojnë zgjedhjet po afrojnë dhe kryebashkiakët i janë “trembur” paralajmërimit të kryeministrit për pastrimin e qyteteve.

Shpresojmë që kryeministri ynë të shoh ndonjëherë edhe skemën që përdorin kryebashkiakët për pastrimin. Konkretisht, Luan Kapri e denoncoi këtë tender vetëm për faktin që nuk e fitoi ai kontratën. Pasi ai vetë ka përfituar shpesh herë tenderë për pastrim në shkelje të ligjit. Përmendim tenderin 1.3 miliardë lekë për pastrimin e Spitalit të Traumës. Si dhe tenderin 1 miliardë lekë për pastrimin e mbetjeve në Përrenjas. Më i fundit ka qenë tenderi 2.7 miliardë lekë për pastrimin e Vorës.

https://gijotina.com/lufta-per-tenderet-e-pastrimit-luan-kapri-behet-bashke-me-nipin-e-sadri-abazit-kunder-elvis-mirit/

https://gijotina.com/lufta-mes-titaneve-te-tendereve-per-traumen-manastirliu-i-dorezon-1-3-mld-leke-luan-kaprit/

https://gijotina.com/luan-kapri-dhe-gezimi-i-kashtes-rekord-abuzimesh-rrembejne-1-mld-leke-ne-perrenjas-per-plehra/

Përmendëm vetëm këto tenderë që Luan Kapri është bërë palë me biznesmenë të tjerë, për të përfituar kontratën në shkelje. Siç duket tenderët e pastrimit gjithmonë kapin shifra mbi 1 miliardë lekë. Dhe sa më i madh fondi aq më shumë abuzime ka prokurimi.

Lexo edhe: Tirana përmbytet/ Veliaj, 30 mln Kaprit për godinën e Emergjencës

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
KQZ i rekomandon Kuvendit për votimin nga jashtë vendit –

KQZ i rekomandon Kuvendit për votimin nga jashtë vendit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:04 | 21/02/2026
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

20:24 | 21/02/2026
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

19:54 | 21/02/2026
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

15:31 | 21/02/2026
Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

15:17 | 21/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!
  • Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –
  • ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –
  • Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –
  • Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –
  • Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!
  • Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com