Disa deputetë kanë firmosur një propozim ligjor për të kthyer importin e plehrave, që sipas tyre janë të pa rrezikshme, por kjo ka ngritur në këmbë shoqërinë civile.
Aktivistë të Shoqërisë Civilë kanë nisur protestën ditën e sotme tek piramida dhe më pas e kanë zhvendosur atë në selinë e Partisë Socialiste, ku po zhvillohet mbledhja e kryesisë së Ps-së.
https://www.facebook.com/akipalbania/videos/1300142360010095/
Deputeti Socialist Eduart Shalsi, nismëtar kyresor i draftit që i hap rrugë importit të mbetjeve, tha se ky projekligj ka ndryshuar duke reflektuar qëndrimet e grupeve të interesit. Deputeti socialist nuk dha detaje se cfarë ndyshon konkretisht në dokumentin akutal por pranoi se janë marrë parasysh propozimet e ambientalistëve.
Më poshtë mund të shihni disa foto nga protesta e Aleancës Kundër Importit të Plehrave