Gjyqi i Kastriot Ismailajt i cili është i akuzuar për përvetësim të padrejtë të 5 milion eurove nga dy kontrata me OSHEE është zhvilluar sot mes debatesh të forta raporton NEWSBOMB.
Dëshmitari i mbrojtur Romeo Kara tha sot se pronari i Dias-s Ismailaj mashtroi me lidhjen e kontratës dhe ka bërë presion ndaj tij.
Sipas tij Ismailaj i ka bërë presion Elvis Matajt që të dëshmojë pro tij.
Mësohet se Kara ka qenë i shoqëruar nga 3 policë në momentin që është futur në gjykatë për të dëshmuar.