Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi është mbledhur sot për të diskutuar ligjin për Prokurorinë.
Partia Demokratike është paraqitur në komisionin me një opinion të vetin ku kundërshton në disa pika projektligjin, që sipas saj bie ndesh me Kushtetutën në disa moment.
PD shprehet se në mënyrën siç është konceptuar organi i prokurorisë në këtë ligj, ka një potencial të lartë rreziku për të dizintegruar prokurorinë sepse krijon “ishuj” të pavarur pushteti brenda këtij organi. Me arrgumentimin e saj, PD saktëson se ligji e organizon prokurorinë në disa degë, të cilat ja heqin asaj varësinë nga Prokurori i Përgjithshëm.