Në një konferencë për shtyp, kreu i ALUIZNI-t Artan Lame dhe kryeregjistruesi, Ilirjan Muho kanë lajmëruar se duke filluar nga dita e hënë të gjithë ata që do të legalizojnë banesat nuk do të paraqiten më në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme por pranë zyrave të ALUIZNI-it.
Lame: “Lajme shumë të mira për qytetarët që janë në proces legalizimi të banesave të tyre. Duke filluar nga e hëna të gjithë qytetarët që legalizojnë banesast e tyre nuk do aplikojnë pranë ZRPP-ve për regjistrimin dhe marrjen e çertifikatës së pronësisë, këtë proces kompleks do ta kryejnë drejtoritë përkatesë të Aluizni-t në bashkëpunim me zyrat përkatëse të hipotekës.”