9/11 ose Bermuda reale – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

9/11 ose Bermuda reale

00:04 | 14/09/2016
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

Ç’i ndodhi Amerikës më 11 shtator?! Jo veç më 11 shtator 2001; edhe këtë 11 Shtator të fundit. Njërit nga dy kandidatët për në Shtëpinë e Bardhë (shtëpia më e famshme e botës) i ra të fikët bash aty ku u shënua akti i 2001. Akti i kobshëm është koduar si 11/9. Një burrë shteti i asaj dite, kancelari gjerman Gerhard Schröder, tha se “sot ndryshoi bota”. Prapë, edhe sot, në shtatorin e vitit 2016, në të njëjtën ditë, në të njëjtin vend, ndryshoi një gjë e madhe: Kandidatja për President ra në gjunjë e sëmurë; për herë të parë në historinë e Amerikës…  Magjistarët, besimtarët e magjisë dhe ata të teorive konspirative, kanë “të drejtë” ta lidhin të keqen me 9/11.

Prej një kohe të pacaktuar miliona njerëz në botë kanë besuar dhe besojnë se “trekëndëshi i Bermudës është real”; besojnë se ajo pikë oqeani thith vaporë nga deti dhe avionë nga qielli. Më duket se në mënyrën si besohen të dyja (Bermuda dhe 11 Shtatori) ka një lidhje.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Jo veç ditën e dielë, kur ndodhi që Hillary Clinton ra për shkak të një pneumonie, por edhe të hënën pas, edhe sot, e martë, gjithë bota e informacionit gëlon. Duket se ora amerikane ka nisur të punojë me akrepat për nga orët e kaluara. Vetë zonja Clinton ka nisur e para; ajo ka shpjeguar se si kishte ndodhur para se të binte në gjunjë e sëmurë. Tregoi se dy ditë para datës 11 ishte diagnostikuar me pneumoni; por nuk kishte thënë gjë. Njerëzit e saj të afërm treguan se, kohë më parë, kishte kryer një operacion për mpiksje gjaku, por “tani nuk ka asnjë gjurmë” nga sëmundja, thanë.

Edhe në këtë rast, duke shpjeguar çfarë kishte ndodhur më parë.

Sot, përsëri njerëz të afërt në fushatën e zonjës Clinton, u ndjenë të “detyruar” të shpjegojnë për votuesit amerikanë çfarë kishte ndodhur. “Ditë e gjatë pune, gjumë pak, udhëtime kryq e tërthor vendit, ushqim i keq dhe puthje bebeve…, si të mos marrë sëmundje kandidatja?!”. Edhe dikush tjetër iu kthye “akrepave të orëve të shkuara” dhe zbuloi një sekret. Brooke Buchanan, ish-sekretari për shtypin i kandidatit presidencial John McCain, në zgjedhjet e vitit 2008, ka treguar se kandidati qenka paraqitur në urgjencë në Beaufort, sepse iu shfaq një “pengesë në frymëmarrje dhe infeksion në të dy veshët”. Edhe presidentit aktual, Obama del se i paska ndodhur një kollë e thatë, në një moment para konventës së Partisë Demokratike, por ky e paska kaluar lehtë duke thënë: “Hajt’, se prandaj e kam me vete shaminë e duarve”. Mirëpo aspak më shumë; se atëherë ndodh që “të marrësh ca vitaminë C ose të biesh të flesh mirë, por po humbe kohë, ke humbur betejën”, siç tha Dan Pfeiffer, ndihmës i Obamës.

Ajo çfarë ndodhi më 11 shtator të këtij viti po bën një efekt të rrallë mbi Amerikën. (Kur thua “Amerikë” ke thënë se efekti është i përbotshëm). Minimumi i asaj që ndodhi është se prej tre ditësh, që nga data 11, Amerika dhe të tjerë, i kanë drejtuar sytë andej nga orët që kanë kaluar. Të gjithë po shikojnë çfarë ka ndodhur. Kjo është fenomenale për një shtet, për një demokraci dhe për një shpejtësi në drejtimin “nesër, jo dje”, siç është kahja amerikane.

Tani ,miliona votues amerikanë po pyesin pse zonja Clinton nuk kishte dëshmuar për problemet shëndetësore. Bashkë me këtë, sidomos votuesit kundërshtarë ose neutralë, po thonë se Hillary nuk na tregoi shëndetin, ashtu siç mbajti për vete edhe punën e email-eve të klasifikuara. Data 11 i bëri të kthehen pas shumë e shumë njerëz. Dy nga analistët e afërt të çështjeve amerikane që punojnë për agjencinë Reuters, Steve Holand dhe Alana Wise shtrojnë pikëpyetje rreth fatit të garës presidenciale. “Sëmundja është mbajtur sekret nga Hillary, por ka ngritur shumë shqetësime mes demokratëve, ajo rrezikon të mos shkojë në finale. Me këtë mund të ushqejë kundërshtarin Trump”, shkruajnë ata.

Vox News po e mban afër vetes këtë çështje, thuajse si një “ushqim”. Media ka kthyer sytë thuajse nga e shkuara. Vox News ka hyrë në historinë e presidentëve amerikanë që “nuk janë treguar të hapur” para publikut rreth shëndetit të tyre. “Ka një numër kandidatësh ose presidentësh që kanë qenë më të sëmurë se sa e dinte publiku”, shkruan.

Tani po del se “Bushi i madh”, George HW. Bush, president i SHBA, paska vjellë para kryeministrit japonez. Të birit, George W. Bush, i paska rënë të fikët në Shtëpinë e Bardhë sepse “u mbyt”. Franklin Roosvelt kishte probleme me shëndetin më shumë se sa njiheshin. Edhe John Kennedi nuk tha kurrë gjë për problemet në shtyllën kurrizore…

Tani më në fund, votuesit amerikanë janë të “imponuar” ta shikojnë fushatën e tyre me syrin “çfarë ka ndodhur?”. Kandidati republikan, Donald Trump, ka paraqitur një deklaratë të mjekut mbi shëndetin e tij. Mjeku, para dy javësh, tha se “Trump ka një shëndet tamam për president të Amerikës”. Mirëpo kundërshtarët e tij, duke përfituar nga patetizmi i doktorit, po thonë se kjo ishte “deklaratë kuturu”. Përsëri, edhe këtu dyshime; dyshime se çfarë ka ndodhur më parë. Njerëzit me mendje zhbiriluese nuk mund të rrinë pa hyrë në jetën e dy kandidatëve. Këta tani po thonë se “Hillary, 68 dhe  Donald, 70; si mund të jenë pa defekte në shëndet?!”.

… Plot gjëra i ndodhën Amerikës (dhe botës) më 9/11. Kësaj here Amerika, të paktën,  u detyrua të kthejë akrepat drejt orëve të kaluara në shëndetin e presidentit të ardhshëm. Magjistarët dhe konsperacionistët shkojnë edhe më thellë; deri në paralelen me trekëndëshin e Bermudës.

/veritas.com.al/

Etiketa: 9/11Alana WiseBermuda realeDan PfeifferDonald TrumpFranklin RoosveltFrrok ÇupiHillary ClintonJohn KennediReutersSteve HolandVox News

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Përndjekësit e rinj të Zhitit

Mafia reale, që po na lë pa opozitë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com