Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën për Mark Frokun.
Shtyrja e seancës është bërë për shkaqe teknike pasi në vendin e të pandehurve janë vendosur xhama mbrojtës.
Në të është paraqitur xhaxhai i viktimës, Lekë Kurti, i cili nuk ka arritur të dëshmojë pasi Frroku nuk e dëgjonte dot për shkak të xhamit të blinduar që e rrethonte.
Nga ana e tij, ish-deputeti e ka komentuar futjen në dhomën e blinduar duke thënë: “Na hoqën nga kafazi, na futën në akuarium” ndërsa nga ana e saj gjykata ka deklaruar se për këtë problem teknik do të vihet në dijeni edhe kryetari i gjykatës.