Legjenda e portës elbasanase, Bujar Gogunja është ndarë nga jeta në moshën 65 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë. Ish-portieri i Labinotit nuk mundi të fitonte betejën me sëmundjen duke lënë trishtim te familjarët dhe miqtë.
Gogunja për 11 vite mbrojti portën e Labinotit dhe gjithë jetën ia kushtoi futbollit, duke punuar edhe si trajner, pasi u tërhoq nga aktiviteti. Ai është shqiptari i parë që ka shkruar emrin në majat më të larta të portierëve botërorë, që nuk kanë pësuar gol për shumë minuta.
Për 1037 minuta ose thënë ndryshe në 11 takime radhazi në sezonin 1983-84 Gogunja nuk pësoi gol, duke qenë në listën e IFFHS-së, i pozicionuar si portieri i 38-të që mban portën e paprekur.
Bujari, i lindur në vitin 1957, për më shumë se 11 vjet (1974-1985) mbrojti portën e Labinotit, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në fitimin e titullit të parë kampion të Elbasanit në sezonin 1983-1984.
Ai e mbajti për 1037 minuta të paprekur rrjetën e portës së tij, rekord të cilin vetëm portieri Alban Hoxha i Partizanit në dhjetor të vitin 2014 arriti ta tejkalojë me 1084 minuta.