• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është shqiptari që vdiq në burgun serb, la pas dy fëmijë

16:34 | 08/12/2022
në Shqiperi
0

Lexo edhe

A u shantazhua Meta nga McGonigal?

I dehur, përplas makinën e Prefekturës së Korçës dhe largohet

Berisha lajmëron “luftë” me Ramën: 11 shkurti protesta kombëtare

Artan Zymberi shqiptari nga Kosova i cili jetonte në Norvegji, i cili ka vdekur në një burg në Serbi më 27 nëntor, kishte qene i martuar dhe ka lënë pas vetes dy fëmijë. Gazeta Insajderi shkruan se 28-vjeçari po vuante një dënim prej mbi 3 vitesh burg për trafik droge.

Shteti serb ia ka dorëzuar familjes së Artan Zymberit raportin e autopsisë. Aty ceken arsyet e vdekjes së Artanit. “Helmim i gjakut si pasojë e ithatit në lukth”, kjo është arsyeja zyrtare që ceket në raportin e obduksionit, ka thënë një familjar i të ndjerit Artan Zymberaj, i cili nuk ka pranuar që të citohet me emër. Familjarët e Artanit besojnë se kjo nuk është e vërtetë. Janë të bindur që shteti serb e vrau familjarin e tyre. Për këtë arsye kanë kërkuar një autopsi të dytë për të zbuluar arsyet reale të vdekjes së familjarit.

Por, cili është versioni i burgut ku ai po mbahej, “Sremska Mitrovica”?

Ata në një raport të gjatë që kanë dërguar për këtë rast, kanë dhënë edhe detaje se pse ai po mbahej në burg.

“I dënuari Zumberi Artan ishte duke vuajtur dënimin me burg në “Sremska Mitrovica” për veprën penale 246 paragrafi 1 (prodhimi dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve). Ai u dënua me vjet e tetë muaj sipas vendimit të Gjykatës së Lartë në “Sremska Mitrovicë”, me numër SPK. 22/21. E njëjta gjykatë e ka mbajtur në paraburgim në “Sremska Mitrovica” nga 29 prilli 2021. Personi ka filluar të vuajë dënimin me burg në këtë institucion në datën 03.02.2022”, thuhet në përgjigjen e burgut.

Gjatë kësaj jave një familjar i Zymberit i ka thënë gazetës se autopsia në Serbi ka konstatuar se i ishte helmuar gjaku për shkak të të thatit në lukth.

“Nuk i besojmë konstatimeve të tyre. Për këtë arsye obduksioni do të bëhet sërish. Do të bëhet në Norvegji”, tha familjari.

Ndërkohë që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë tha për REL-in se ka kërkuar informacione lidhur me rrethanat e vdekjes së Zymberit nga Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë.

“Deri tani nuk na kanë ofruar ndonjë informatë, me të cilën e konfirmojnë rastin”, tha MPJD.

MD e Serbisë

Lidhur me këtë rast, sipas Ministrisë serbe të Drejtësisë, u njoftua edhe policia serbe, e cila ka kryer një hetim dhe ka njoftuar Prokurorinë e Lartë Publike në Sremska Mitrovicë. Kjo e fundit urdhëroi që trupit t’i bëhet autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Novi Sad. Gjetjet e autopsisë u dorëzuan në prokurori, por, aktualisht, nuk janë të qarta për publikun.

Përfaqësuesi ligjor, si dhe Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Serbi u informuan për vdekjen e Zymberit. Familja e mori trupin e tij më 6 dhjetor, sipas Ministrisë serbe të Drejtësisë. Familjarët e të ndjerit thanë se atyre nuk u është dhënë mundësia ta takojnë apo kontaktojnë Zymberin. Por, Ministria serbe tha se i hedh poshtë “të gjitha gënjeshtrat e përhapura nga individë përmes rrjeteve sociale për këtë rast”.

Shtohet se Zymberin e kanë vizituar përfaqësues të Ambasadës norvegjeze në Beograd. Asaj iu drejtua burgu në Sremska Mitrovicë për të ofruar mbështetje psiko-sociale, pasi Zymberi nuk kishte pranuar të komunikonte me punonjësit e institucionit, e as me mjekun dhe të tjerët.

Të Lidhura

“Serbia dominon”, Meta për situatën në Kosovë: Përgjegjës dhe Rama –

A u shantazhua Meta nga McGonigal?

nga 27
22:58 | 31/01/2023
0

Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, teksa u fol për çështjen e zyrtarit të lartë të FBI-së, McGonigal, në...

I dehur, përplas makinën e Prefekturës së Korçës dhe largohet

I dehur, përplas makinën e Prefekturës së Korçës dhe largohet

nga 27
22:14 | 31/01/2023
0

Një makinë e Prefekturës së Korçës është aksidentuar këtë të martë. Sipas informacioneve, bëhet me dije se në unazën e...

Rama është në hetim në SHBA –

Berisha lajmëron “luftë” me Ramën: 11 shkurti protesta kombëtare

nga 27
21:48 | 31/01/2023
0

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi në konferencë për mediat se opozita do të bëjë ‘luftë’ me Edi Ramën. Berisha...

‘Punësimi në Shqipëri bëhet me ryshfet, qeverisja e korruptuar’

‘Punësimi në Shqipëri bëhet me ryshfet, qeverisja e korruptuar’

nga 27
21:42 | 31/01/2023
0

Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes publikoi sot Barometrin e Sigurisë dhe perceptimin publik ndaj drejtësisë dhe korrupsionit. Mbi...

Para
EMRAT/Bënin ‘kërdinë’ në vilat e italianëve, pranga 3 ‘skifterëve’

Trafikonte drogë në Zvicër, shqiptari kapet në Itali

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Njeri pa komb, atdhe dhe dinjitet –

Njeri pa komb, atdhe dhe dinjitet –

13:39 | 01/02/2023
Rama të merret i pandehur –

Rama të merret i pandehur –

13:33 | 01/02/2023
Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, lajm i mirë dhe për Shqipërinë –

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, lajm i mirë dhe për Shqipërinë –

13:31 | 01/02/2023
lajmi fundit

Vdekja e 30-vjeçares, reagon materniteti Koço Gliozheni –

13:21 | 01/02/2023
‘Avokati shqiptar plagos 30-vjeçarin në Austri’ –

‘Avokati shqiptar plagos 30-vjeçarin në Austri’ –

13:15 | 01/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Njeri pa komb, atdhe dhe dinjitet –
  • Rama të merret i pandehur –
  • Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, lajm i mirë dhe për Shqipërinë –
  • Vdekja e 30-vjeçares, reagon materniteti Koço Gliozheni –
  • ‘Avokati shqiptar plagos 30-vjeçarin në Austri’ –
  • Olta Gixhari shpërthen në lot, ja çfarë i ndodhi aktores –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Njeri pa komb, atdhe dhe dinjitet –
  • Rama të merret i pandehur –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com