Problemi tek Tirana vazhdon të mbetet i njëjtë; Ilir Daja nuk e ka gjetur ende kurën për të shëruar shterpësinë në sulm. Kryeqytetasit ndalen në një tjetër barazim pa gola, këtë herë në transfertë përballë Laçit.
Kurbinasit jo vetëm që nuk u thyen, por ky rezultat nuk i kënaq aspak në një kohë, kur ishin ata skuadra më e mirë në fushë. Bardhezinjtë, edhe pse me ekip krejt të ndryshuar në emra, mbeten me filozofi të njëjtë, një skuadër e mirë organizuar, një “kockë” e fortë për çdo kundërshtar.