Ndeshja e parë e Mançestrerëve mban firmën pretigjoze të Pep Guardiolës. Siti ka fituar 2-1 derbin e 172-të, duke shënuar me anë të De Brujn dhe Iheanaço, ndërsa goli Ibrahimoviç, pas një dhurate të portjerit Bravo, nuk i mjaftoi skuadrës së Murinjos për të arritur të paktën barazimin. Pjesa e parë ishte një leksion futbolli. Siti dominon totalisht në “Old Traford”, në të gjithë sektorët e fushës. Veç golave edhe mbajtja e topit ishte e gjitha e stilit të Guardiolës, ndërkohë që mbrojtja gjithmonë e ngjeshur nuk e dha shumë mundësi Mançesterit tjetër për të gjetur hapësira.
Pep i bën të gjitha, duke tentuar të nervozojë Runin, të cilit i fsheh topin që po e kërkonte për të nisur një rivënie anësore. Pogba dhe Felaini ndihen gjithmonë në vështirësi, Silva aktiv edhe në fazën mbrojtëse, Nolito çmend të gjithë mbrojtjen e “djajve të kuq”, ndërsë De Brujn ishte në ditën e tij… kaq mjaftoi për këtë rradhë.