“Discover Magazine” ka publikuar rezultatet e një studimi të bërë nga kompania “London & Partners.” Gjatë këtij studimi u pyetën 2,088 amerikanë, të cilët duhet të bënin parashikime për të ardhmen e botës në 2036. Shumica e pyetjeve ishin rreth evoluimit të teknologjisë dhe rolit të saj në jetën tonë.
Përgjigjet janë këto:
1. Pica juaj do të mbërrijë në vendin e kërkuar nga dronët.
66% e amerikanëve të anketuar parashikojnë se dërgimi dhe marrja e picës me dron do të konsiderohet si “normale.”
2. Makinat pa shofer do të mbizotërojnë në rrugë.
60% e amerikanëve të anketuar mendojnë se është e mundur që makinat autonome të jenë më shumë në numër se ato “të rregullta.”
3. “Biohacking” do të zhvillohet akoma më shumë
49% e amerikanëve të anketuar besojnë se pajisjet e komunikimit të jenë të integruara në brendësi të trupit të njeriut.
4. Paratë fizike do të “zhduken”
69% e amerikanëve të anketuar mendojnë se teknologjitë “cashless” (metodat elektronike të pagimit) do të zëvendësojnë plotësisht paratë fizike.
5. Një njeri i klonuar do të vijë në këtë botë.
52% e amerikanëve të anketuar mendojnë se ka shumë gjasa që qënia e parë njerëzore të ketë lindur.
6. Mjeku do ju shohë në një zyrë virtuale.
65% e amerikanëve të anketuar presin që takimet me mjekun të bëhen me anë të realitetit virtual.
7. Organet e njeriut do të prodhohen nga printera 3D.
54% e amerikanëve të anketuar besojnë se printerat 3D do të përdoren për të prodhuar organet njerëzore.
8. Rrobat do të jenë të lidhura me internetin.
58% e amerikanëve të anketuar mendojnë se veshjet do të jenë të lidhura me internetin.
9. Robotët do të jenë sundimtarët e korporatave.
39% e amerikanëve të anketuar parashikojnë se makina e parë e inteligjencës artificiale do të shërbejë në bordin e korporatave të mëdha.
10. Njerëzit do të bëjnë udhëtime në hapësirë duke u nisur nga një aeroport.
45% e amerikanëve të anketuar besojnë se fluturimet komercialenë hapësirë mund të bëhen nga aeroportet kryesore.
11. E dashura dhe i dashuri virtual mund të bëhen një gjë e zakonshme.
35% e amerikanëve të anketuar mendojnë se është e mundur që të dashurat avatar do të jenë të zakonshme.