Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Salernos në Itali. Mësohet se një gjuetar vrau shokun e tij në zonën e Montesanit në Vallo della Lucani, pasi e ngatërroi me një derr të egër.
Sipas mediat vendase, viktima është ish-kryetari i Bashkisë së Castelnuovo Cilento, Giuseppe Lambiase, 70 vjeç.
Lexo edhe: Thirrje për unitet/ G20 nis sot samitin, ja udhëheqësit që do të mblidhen në Bali
Ai kishte dalë për gjah me një mikun e tij, dhe në një moment ky i fundit e qëllon gabimisht pasi e ngatërroi me një derr të egër.
Pavarësisht dërgimit të tij në spital, ish-kryebashkiaku nuk mundi të mbijetonte. Hetimet po vijojnë nga Karabinierët, të cilët kanë sekuestruar armën me të cilën u qëllua 70-vjeçari.