Gallatasaray huazoi në verë sulmuesin Mauro Icardi nga PSG. Turqit duket se kanë qëlluar në shenjë, pasi lojtari po bën vërtetë mirë te kjo skuadër.
Presidenti i Klubit, Dursun Ozbek ka folur edhe për mundësinë e blerjes përfundimtare të kartonit të lojtarit.
“Huazimi i tij është një sukses i vërtetë, PSG paguan pjesën më të madhe të pagës së tij. Ta blejmë atë përfundimisht? Kjo varet nga kushtet ekonomike të klubit tonë, deri më tani nuk e di. Nëse francezët do të duan ta shesin përfundimisht, do ta diskutojmë më pas”, tha ai.