Forcat Shqiponja dhe policia spanjolle Guardia Civil janë duke zhvilluar një operacion në qytetin e Elbasanit në një objekt pranë stadiumit Elbasan Arena. Objekti është një qendër tregtare e cila është rrethuar nga forca të shumta policie.
Nuk lejohet njeri të afrohet në perimetrin e vendosur nga policia. Dyshohet se mund të jetë një call center.
Lexo edhe: Policia e Tiranës nxjerr videon: Ja si kapen shkelësit e rregullave të qarkullimit
Qendra tregtare zhvillon një sërë aktivitetesh si bar kafe e ambiente të tjera që ushtrojnë biznes. Guardia Civil ka qenë duke monitoruar në momentin që ka nisur operacioni.