Ka dështuar seanca për dhënien e vendimit ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismali. Gjykata e Posaçme ka shtyre për më datë 22 nëntor seancën ndaj Ismailit.
Për të SPAK kërkoj dënimin me 1 vit burg dhe konvertimin e tij në shërbim prove ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës. Ai akuzohet nga SPAK për akuzën e falsifikimit të formularëve.
Gjykata pranoi kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar, ku seancën e radhës, e cila do mbahet më 19 tetor, pritet që prokuroria të lexojë konkluzionet përfundimtare.
Lexo edhe: Së shpejti gjyqi/ Fshehu dënimin me 3 vite burg, flet kryebashkiaku i Mallakastrës
Sipas SPAK, Ismaili dyshohet se ka fshehur një dënim në shtetin grek për rrahje, në formularin e deklarimit, ngjarje e ndodhur në vitin 1998. Hetimet ndaj tij nisën pas denoncimit të Partisë Demokratike.