Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, ka folur pas 3 orë mbledhjeje të grupit të tij të Kryesisë së Partisë Demokratike. Alibeaj theksoi se Kryesia mbështetet në qëndrimet e grupit.
Alibeaj ka theksuar se ditën e premte, në orën 3 do kemi sërish mbledhjen e Kryesisë së bashku me Kolegjin e kryetarëve në funksion të riorganizimit për zgjedhjet lokale.
Alibeaj: Mbledhja sot, 3 orë. Nuk mjaftonin. u bë kohë që nuk është mbledhur Kryesia e PD-së. Ishte një mbledhje informuese. Për atë qëndrim që mbajti grupi parlamentar. Kryesia mbajti një qëndrim unanim për mbështetjen e qëndrimit të grupit parlamentar. Mbështetje të qëndrimeve të zotit Bardhi për bisedimet me Palokën. Kryesia e mbështeti, por tashmë ne do ecim me riorganizimin për zgjedhjet lokale. Ditën e premte, në orën 3 do kemi sërish mbledhjen e Kryesisë sëbashku me Kolegjin e kryetarëve në funksion të riorganizimit për zgjedhjet lokale.