Një 24- vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi ditën e djeshme aksidentoi për vdekje një turiste franceze që po lëvizte me biçikletë dhe plagosin një turist që ishte me të. Policia sqaron se është vënë në pranga i riu me iniciale K. D., banues në fshatin Oshtimë.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 24 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar 2 shtetas francezë që udhëtonin me biçikleta, shtetasen V. K., e cila humbi jetën në vendngjarje, dhe shtetasin F. M., i cili ndodhet në spital,” njoftoi policia.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në fshatin Destrovë në Vlorë. 24-vjeçari K. D., ka përplasur me makinë çiftin e turistëve francez burrë e grua, teksa po udhëtonin me biçikletë.