Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Destrovë në Vlorë. Mësohet se një makinë ka përplasur dy biçikleta, e për pasojë ka humbur jetën një turist francez dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet shkak të jetë bërë mosrespektimi i sinjalistikave rrugore, shpejtësia përtej normave të lejuara ose parakalim i gabuar i rrugës.
Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar për të zbardhur shkaqet e aksidentit.