Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar pas vizitës dhe deklaratave të kryeministrit Rama në Dvoran, duke akuzuar qeverinë si barrën më të rëndë për fermerët.
Salianji thotë se Rama nuk takoi fermerë, “por klientelën që i ka dhënë miliona Euro”, dhe sipas tij fpndet nuk kanë shkuar te fermerët që punojnë, por tek oligarkët lokalë.
POSTIMI I PLOTE
Qeveria është barra më e rëndë për fermerët!
Sot në Dvoran Rama nuk takoi fermerë por klientelën që i ka dhënë miliona Euro!
Fondet nuk kanë shkuar tek fermerët që punojnë por tek oligarkët lokalë, ato janë përdorur për të pasuruar klientë apo për favorizime politike, prandaj sot Rama nuk takon dot dhe as përballet me fermerët!
Qeveria nuk ka shpjegim se si në bashkëpunim me kartelet ka rritur çmimin e farave, plehrave kimikë dhe pesticidet. Naftën e përdorën vetëm si instrument mashtrimi gjatë fushatës, taksën e tokës e rrisin çdo vit. Prodhimet në shumicën e rasteve hidhen në kanale ose shiten me çmim në kosto.
Në prodhim fermerët paguajnë çmim më të shtrenjtë se Greqia për plehrat kimike, paguajnë çmime më të shtrenjta për farat, paguajnë çmim më të shtrenjtë për naftën se shumë nga vendet e BE dhe Maqedonia, çmimi i e energjisë dhe taksa e tokës po ashtu e rritur. Gjithçka sepse qeveria favorizon monopolet dhe bizneset e lidhura me të. Subvencionet janë zero për fermerët, ato shkojnë me miliona euro tek klientët e qeverisë.
Produkti në shumicën e kohës hidhet nëpër kanale apo kalbet në magazina sepse askush nuk kujdeset, qeveria i godet fermerët për të mbështetur bizneset e veta të shpërndarjes!
Fermerët janë larguar nga Shqipëria duke i zbrazur fshatrat, ata që kanë mbetur nuk po mbijetojnë dot!
Protesto!