Pas deklaratës së aktorit Robert Ndrenika një ditë më parë, për prishjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar, ka reaguar ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe kryeministri Edi Rama.
Kumbaro i është përgjigjur Ndrenikës, tek i thotë se nuk ka nevojë të shtrihesh tek dera e teatrit për të mbrojtur tokën, por duhet të ngjitesh në skenën e re.
Rama tha se Teatri Kombëtar do të rindërtohet brenda vitit 2017. Do të ndërtohet skenë e re për njerzit e artit.