Kryeministri Edi Rama reagoi për të dhënat e raportit që publikoi kreu demokrat Sali Berisha nga “World Justice Project” për Treguesin e Shtetit Ligjor, ku thuhej se Shqipëria renditet në vendin e 87-të, 4 vende poshtë se Vietnami komunist.
Në një postim në Twitter, Rama thotë se “ka vetëm një raport ndërkombëtar të thellë e të besueshëm 100% për ecurinë e vendit: Raporti i Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Europian”.
“Për mua ka vetëm një raport ndërkombëtar të thellë e të besueshëm 100% për ecurinë e vendit: Raporti i Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Europian – fakte jo perceptime, analiza objektive jo gjykime subjektive, skuadër profesionale me kohë të plotë, jo nënkontraktorë part-time!”, shkruan Rama në Twitter.