Kryetari i Partisë Demokratike ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive, në protestën që është organizuar sot nga pedagogët. Ai ka ftuar qytetarët të bashkohen, sot në orën 11:00, përpara Universitetit Politeknik të Tiranës.
Pedagogët janë prej më shumë se dy javësh në protestë e disa prej tyre kanë bojkotuar edhe mësimin deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Ndër kërkesat më kryesore, ata kërkojnë rritjen e pagës me 50% dhe rritjen e financimit të kërkimit shkencor për universitetet.
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.