Zbardhen detaje nga vraje e Briken Sanajt mbrëmjen e djeshme në Tiranë te “Kodra e Diellit”. Paraprakisht policia dyshon te pista e hakmarrjes, pasi në të shkuarën vëllai i 39- vjeçarit ka plagosur një person, megjithatë pasi të kryen hetimet e plota, policia pritet të zbardhë detaje për një pistë zyrtare të hetimit, nisur kjo edhe nga e shkuara e viktimës.
Ngjarja ka ndodhur në zonën ku Sanaj prej më shumë se një viti ishte rezident dhe njihej nga roja private e “Kodrës së Diellit” si Anton Gjini. Ekzekutimi i tij ka ndodhur në vetëm pak sekonda, ku autorët kanë qenë në një automjet tip “Benz” në lëvizje. Ata janë afruar pranë 39- vjeçarit kanë hapur xhamin e pasmë të makinës dhe kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi, ndërsa Sanaj gjeti vdekjen pasi dy plumba e kapën në fytyrë.
Pak pas raportimit të vrasjes, autorët dyshohet se kanë djegur mjetin, e cila u gjet nga polica në zonën e Qafë Kasharit bashkë me një armë tip kallashnikov brenda. Nga hetimet e deritanishme, gijotina.com mëson se mjeti rezulton i vjedhur çka shton ndryshimet për një atentat të mirëogranizuar nga autorët.