Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka postuar disa foto në rrjetin e tij social Facebook, ku shkruan se Partia Demokratike po përgatitet për “Primaret” dhe protesta në çdo degë të saj. Noka thotë se aksioni politik nuk do ndalet dhe lidershipi i kësaj force politike është garanci se shqiptarët do të kenë alternativë në zgjedhjet e ardhshme.
Postimi i plotë:
Përgatitje për primare dhe protesta në çdo degë të Partisë Demokratike. Më 12 nëntor të gjithë në Tiranë! Më 12 nëntor, Tirana do të jetë kryeqyteti europian i protestës.
Ne nuk do e ndalim aksionin tonë politik dhe thirrjet për protesta kombëtare, që Edi Rama dhe tenderistët e tij ta kenë të qartë me cilët kanë të bëjnë dhe kë kanë përballë.
Ne po vendosim votën e demokratëve dhe simpatizantëve në themel të vendimmarrjes politike, për të institucionalizuar modelin më të prekshëm të demokracisë së brendshme, që është pikënisje për demokratizimin e vendit.
PD dhe lidershipi i saj janë garanci se shqiptarët do të kenë alternativë në zgjedhjet e ardhshme.