Është zbuluar identiteti i shqiptarit i cili dyshohet se përdhunoi një 38-vjeçare greke në stacionin e autobusit “Paleo” në Athinë. Autori është arratisur në Shqipëri ndërsa sipas mediave greke thuhet se Dyrmishi fshihet në Vlorë, vendlindjen e tij. Policia ka siguruar si provë materiale ADN-në e të kërkuarit në makinën e një 14-vjeçareje, të cilën tentoi ta përdhunonte 3-orë përpara se të realizonte abuzimin seksual me 38-vjeçaren në stacionin e autobusit.
Si mbërriti policia te autori
Materiali nga kamerat e sigurisë së dyqaneve në zonën e gjerë të Palei Faliros është “skanuar” nga oficerët e sigurisë për të hartuar rrugën e ndjekur nga përdhunuesi i rrezikshëm.
Në pikën ku u dhunua 34-vjeçarja, në Avenue Poseidonos, qarku i mbyllur i Tramvajit ka regjistruar sulmin. Megjithatë, kamera e një kafeneje në Amfitea Avenue ka regjistruar përdhunuesin me tatuazhin teksa tentoi të përdhunonte një grua tjetër pak orë para sulmit në Agia Skepi.
Në video-dokument shihet viktima e tij e afërt duke ndaluar në një semafor në Avenue Amfitheas. Përdhunuesi u fut në makinën e saj dhe u përpoq ta çonte atë në një vend të largët. Përdhunuesin me tatuazh e zë paniku nga reagimi i gruas, zbret nga makina dhe nis të vrapojë drejt Avenue Amfiteas ku edhe zhduket.
Siç shihet edhe nga përshkrimet, bëhet fjalë për një “grabitqar” të pamëshirshëm dhe të rrezikshëm, i cili kërkonte viktimat e tij në rrugë. Dhe zgjedhja e pikës specifike për të “goditur” nuk ishte thjesht rastësisht.