Një tjetër rast i dhunës në familjes është shënuar ditën e sotme në Elbasan. Burime nga policia bëjnë me dije se një 36-vjeçar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Bëhet fjalë për personin e identifikuar me iniciale B. S.,i cili do të përballet me akuzën për veprën penale “Dhuna në Familje”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 36 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”– thuhet në njoftimin e policisë.