Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Dibër, ku po zhvillon një takim elektoral me banorët e zonës dhe ku po bën propagandë për punën e qeverisë për kursimin e energjisë elektrike. Në fjalën e tij, Rama tha se nuk do diell, por shi, duke shtuar se koha e mirë e detyron qeverinë të dalë në treg për të blerë energji.
“Më vjen keq që nuk i gëzohem diellit, sepse dua shiu. Sepse nëse nuk kemi shi, kemi hallin e madh të energjisë elektrike, sepse detyrohemi të dalim në import ku tregu është çmend fare, në një kohë ku ne duam ta mbrojmë me çdo kusht çmimin për familjarët. Nga ana tjetër, duhet që secili të ketë parasysh të fikni dritat jo si Kapllani, që më tha i ka ndez për ty. Po te kishte çmimin real Kapllani do të mbyllte dhe perdet, se do mendonte se paguan dhe dritën e diellit”, tha Rama.
Ndërkohë që ka apeluar për kursimin e energjisë elektrike duke bërë batuta.
“Duhet patjetër që secili ti fiki ato drita, jo si Kapllani, që i kishte lënë të gjitha dritat hap. I kemi lënë për ty tha. Po të kishte çmimin real Kapllani do kishte mbyllur dhe perdet për mua se do i dukej dhe drita e diellit sikur po e paguante vetë”, shtoi Rama.