Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Prokurorinë e Tiranës se nuk ka marrë në hetim dosje të tëra të grumbulluara pas denoncimeve për pastrim parash dhe evazion fiskal.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se Prokuroria e Tiranës “fle mbi dosje” pavarësisht denoncimeve të bëra prej kohësh nga administrate tatimore. Kreu i qeverisë nuk përmend asnjë emër, por shton se ndërkohë që organi i akuzës nuk punon, sulmohet qeveria.
“Pastrues parash dhe evazorë të mëdhenj fiskalë janë denoncuar prej kohësh në prokurorinë e TR nga administrata tatimore! Ndërkohë që prokuroria fle mbi dosje këta prodhojnë e amplifikojnë tërë ditën kundër qeverisë lajme të rreme, akuza të mëdha, muhabete të dehurish nga urrejtja!”, shkruan Rama në Twitter.
Pastrues parash dhe evazorë të mëdhenj fiskalë janë denoncuar prej kohësh në prokurorinë e TR nga administrata tatimore! Ndërkohë që prokuroria fle mbi dosje këta prodhojnë e amplifikojnë tërë ditën kundër qeverisë lajme të rreme,akuza të mëdha,muhabete të dehurish nga urrejtja!
— Edi Rama (@ediramaal) October 28, 2022