Pak pas njoftimit të ERE për vendosjen e fashës së energjisë 800 KW nëntor dhe dhjetor, kryeministri Edi Rama ka konfirmuar rritjen e energjisë elektrike. Nga Bulqiza, Rama u shpreh se ERE ka rritur çmimin nga 42 lekë në 44, në një rritje të miksuar siç e quajti ai.
“Ne kemi vendosur një mburojë financiare që gjithë diferencën e paguan shteti. Çmimi rritet, nuk ulet. Pashë sot që ERE kishte nxjerrë një çmim tjetër, 44 nga 42 lekë, prapë është rritur i mikësuar. Megjithatë ne do vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë të bindur që kjo është gjëja e duhur, qoftë për familjarët qoftë për çdo biznes të vogël. Sepse kështu ne mbajmë inflacionin ulur pavarësisht se çmimet janë rritur dhe këtë gjë ne nuk e ndalojmë, por mund ta zbusim. Po të shikoni çmimet në rajon të produkteve kryesore janë dyfishi i rritjes së produkteve tona është në radhë të parë energjia, se po t’ia kishim rritur faturën dyqaneve ata do ta kalojnë barrën nga ju që blini produkte bazë”, theksoi Rama.
Po ashtu ai u shpreh se do të rriten në mënyrë të ndjeshme edhe gjobat për bizneset e mëdha, që sillen në mënyrë të kundraligjshme.