Porositësi i 137 kilogramëve të kokainës që erdhi nga Ekuadori dhe u kap në Portin e Durrësit 3 cite më parë, Gentian Malindi është arrestuar sot nga policia. Malindi është shpallur në kërkim që në vitin 2019, ndërsa sot është vënë në pranga në afërsi të Vlorës, teksa lëvizte me mjetin e tij. Sasia e drogës u zbulua më 19 gusht 2019.
Kontenierët mbërritën nga Ekuadori, tranzit në portin e Pireut në Greqi dhe në këtë moment nisi operacioni ku u zbuluan dhe u sekuestruan 500 kg kokainën nën koordinimin e DEA dhe autoriteteve greke, të cilët më pas njoftuan edhe palën shqiptare. Pasi kontenierët kanë qëndruar për 26 ditë në Pire ku janë bërë disa takime me palën shqiptare dhe greke dhe koordinimin e DEA-s zyrës kundër drogës së SHBA-ve me seli në Athinë është vendosur dorëzimi i kontrolluar e më pas lejimi për udhëtim drejt Shqipërisë në Portin e Durrësit. Mesditën e 19 shtatorit të kontraktuarit paraqiten në terminal dhe hapin një nga kontenierët. Sipas grupit hetimor ata kanë hapur vetëm kontejnerin me targë 313 duke hequr me një kaçavidë pllakën metalike dhe duke marrë prej atyre disa pako me çantë dore. Pako të cilat në vend të 137 kg kokainë kishin 136 kg oriz e gips si dhe 1 kg kokainë në të cilën kishte të montuar pajisjen e lokalizimit satelitorë GPS duke u zbuluar.