Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu, shkoi sot në mëngjes në kryesinë e Kuvendit, ku u takua me deputetët e komisionit parlamentar për Demkriminalizimin. Në takim u diskutua për zbatimin e ligjit për dekriminalizimin i miratuar dy muaj më parë me votat e shumicës së Kuvendit.
Në takim morën pjesë edhe ekspertë të shumicës dhe opozitës për ligjin e dekriminalizimit. Ligji për dekriminalizimin u miratua në fund të vitit që shkoi por ende nuk ka asnjë hap në drejtim të dekriminalizimit të parlamentit dhe politikës në tërësi.