Policia italiane në bashkëpunim me atë shqiptare e SPAK ka finalizuar një operacion në fushën e mashtrimit me kriptovalutë . Me urdhër të Prokurorisë së Pordenone janë lëshuar tre masa ndalimi e pesë kontrolle e inspektime në territorin shqiptar.
Nën sekuestrim në Tiranë kanë kaluar dy call center dhe 60 kompjuterë. Ndaj tyre rëndon akuza e mashtrimit me kriptovaluta.
Mashtrimi mendohet se ka shkaktuar një dëm disa miliona euro, me para nga vende si Qipro, Lituania, Estonia, Holanda, Gjermania e vende të tjera të BE për tu konvertuar në kriptovalutë.