Estien Dine, 24- vjeç oficeri policie përplasi për vdekje një 12- vjeçar ditën e djeshme. Burime bëjnë me dije se efektivi tentoi vetëvrasje pasi kuptoi që e kishte të afërm. Ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Valere të Gjirokastrës. Efektivi i Policisë drejtonte automjetin me shpejtësi të lartë dhe në ka përplasur tre fëmijë që sapo kishin dalë nga shkolla, mes tyre dhe 12-vjeçarin e familjes Isufi.
I vogli është goditur nga pasqyra e krahut të djathtë dhe më pas fëmija është përplasur me shtyllën e tensionit, gjë që ka qenë fatale për jetën e tij. Gazeta Panorama shkruan se fëmija që humbi jetën ishte djali i madh i familjes Isufi në fshatin Valare, ndërsa kanë edhe një fëmijë tjetër më të vogël rreth 8 vjeç. Në gjendje të vështirë ekonomike, babai i të ndjerit punonte si roje objekti. Efektivi vetë është dërguar fillimisht në spital pasi ka tentuar vetë vrasjen dhe më pas është arrestuar.
Njoftimi:
Më datë 23.10.2022, Drejtoria Rajonale e AMP Vlorë-Gjirokastër arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor E. D., 24 vjeç, me detyrë Trup shërbimi në kufirin e gjelbër në Stacionin e Policisë Kufitare Kakavijë, në DVKM Gjirokastër. Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi më datë 22.10.2022, rreth orës 18:40, duke drejtuar automjetin Mercedes Benz në aksin rrugor Shën Todhër-Valare, në hyrje të fshatit Valare ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal në ngarkim të punonjësit të policisë E.D.”