Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të vizitojë këtë javë Ballkanin Perëndimor. Në kuadër të vizitës në Ballkanin Perëndimor, Von der Leyen do të vizitojë edhe Shqipërinë, ditën e enjte me 27 tetor thuajse një vit nga vizita e saj e fundit në vendin tonë.
Të mërkurën më 26 tetor, Ursula von der Leyen do të vizitojë Maqedoninë e Veriut, të premten Bosnje Hercegovinën dhe Serbinë. Vizita e presidentes së Komisionit Evropian do të përmbyllet të shtunën, ku do të vizitojë Malin e Zi.
Kujtojmë se ditën e djeshme, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel bëri të ditur se më datë 6 dhjetor, në Tiranë do të mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor, ku 27 krerët e vendeve të BE do të vijnë në Tiranë.