Shqiptari Avni Mecje, është penduar pas krimit. Mecje, i cili është arratisur pasi vrau bashkëshorten e tij rumune, Alexandra Elena Mocanu, ka shkruar në rrjetet sociale duke kërkuar falje. Mediat italiane raportojnë se ngjarja e rëndë ndodhi në një apartament në katin e pestë të pallatit në numrin 24 në Viale Trieste. Aty u gjet trupi i Alexandra Elena Mocanu, 35 vjeçe, banakiere në një qendër tregtare.
Shqiptari mundi të largohej me makinën e Aleksandrës, duke marrë me vete edhe telefonin e saj. Besohet se ai ndodhet në jug, drejt Veronës, ku ka të afërm. Dhe pikërisht këtyre anëtarëve të familjes ai dyshohet se u tha se ishte në arrati dhe ishte në kërkim.Ata të shqetësuar, kontaktuan me forcat e policisë duke shprehur frikën dhe duke kërkuar që të bëheshin kontrolle në banesën ku banonte çifti.Një hipotezë hetimore është se burri është larguar nga Bolzano me makinën dhe telefonin e gruas së tij dhe mund të jetë nisur për në Shqipëri.